Mbrojtja e të dhënave personale

IFJB Lesna sh.a ka për qëllim që nëpërmjet platformës së saj online, të njoftojë klientët rreth shërbimeve që ne ofrojmë. IFJB Lesna sh.a nëpërmjet kanaleve të saj, përcakton dhe demonstron angazhimin e  institucionit ndaj privatësisë financiare të klientit.

Në ofrimin e shërbimeve tona ne jemi në harmoni me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR), me qëllim që të dhënat personale të klientit të jenë të sigurta.

Institucioni Financiar Jo Bankar Lesna, për të ruajtur konfidencialitetin e të gjithë informacionit që na ofron klienti:

  • IFJB Lesna sh.a do të mbledhë informacione të përgjithshme për klientin me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve më të mira, ashtu sic lejohet me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Organet qeveritare, organet gjyqësore, agjencitë e zbatimit të ligjit ose rregullatorët e IFJB Lesna sh.a sipas ligjit mund të kërkojnë të zbulohen informatat e klientit, mirëpo IFJB Lesna sh.a do të shpalos këto informata vetëm në rastet e specifikuara në ligjin në fuqi.
  • IFJB Lesna sh.a nuk do të zbulojë informacionin e klientit për ndonjë organizatë të jashtme përveç nëse IFJB Lesna sh.a ka pëlqimin e klientit, është lejuar ose kërkohet me ligj ose ka informuar më parë klientin..
  • IFJB Lesna sh.a i mbledhë vetëm informacionet e klientit të kërkuar në lidhje me zhvillimin e biznesit të institucionit, pajtueshmërinë me detyrimet ligjore dhe rregullative si dhe aktivitetet e menaxhimit të rrezikut financiar.
  • IFJB Lesna sh.a nëpërmjetë platformës së saj online, pranon informata kontaktuese si (emri, mbiemri, numri personal, e-mail, numri i telefonit, nga aplikues për kredi.
  • IFJB Lesna sh.a brenda webfaqes së saj vendos link për qëllime të caktuara, si linku për aplikim në kredi apo linku për aplikim për vende pune. Aplikuesi vendos informata identifikuese personale në të cilën IFJB Lesna sh.a i mbledhë, nëse aplikuesi ka dhënë pëlqimin për dhënien e tyre.

 

  1. Cilat informata përpunohen nga klienti? 

Informatat të cilat mblidhen nga IFJB Lesna sh.a kanë të bëjnë me Informatat e identifikimit (emri dhe mbiemri, numri i identifikimit, letërnjoftimit/ pasaportës, vendi dhe data e lindjes, gjinia), Informatat kontraktuese (adresa postare, adresa e e-mailit dhe numri i telefonit).

  1. Qëllimet e përdorimit të dhënave të klientit?

Qëllimet për të cilat përdoren të dhënat e klientit janë për t’i përmbushur detyrimet tona konform ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi duke përfshirë: Rregulloret bankare dhe financiare të aplikueshme për institucionet financiareRealizimin e një kontrate me ju si dhe Përmbushjen e interesit tonë legjitim.

  1. Periudha e mbajtjes së të dhënave personale të klientit?

IFJB Lesna sh.a i mban të dhënat personale për një periudhë e cila është në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

  1. Kush është përgjegjës për menaxhimin e të dhënave personale të klientit?

Përgjegjës i të dhënave tuaja personale është

IFJB Lesna sh.a, Rr. Rexhep Luci Nr. 10, Prishtinë

  1. Kush mund të jap informacione rreth përpunimit të dhënave personale dhe të drejtave personale?

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është personi adekuat ku mund të jap informacione më të detajuara rreth të drejtave personale të klientit, të cilin mund të kontaktohet përmes e-mail: dataprotection@lesnaif.com.