Nga data 14 -19 Qershor nё zonёn industriale nё Prishtinё u mbajt panairi “Natyra 2012”. Pjesё e kёtij panairi ishte edhe IFJB Lesna. Nё kёtё panair morёn pjesё rreth 100 kompani ku u bё e ditur se vlera e sektorit tё pёrpunuesve tё drurit ka arritur nё 80 milionё euro dhe se ky sektor ёshtё ndёr mё tёsuksesshmit nё vend.
Promovimi i industrisë përpunuese të drurit tashmë do të bëhet edhe jashtë kufijve të vendit tonë. Për promovimin e industrisë së prodhimit, ku hynë edhe industria përpunuese e drurit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është duke e themeluar divizionin e marketingut, i cili do të funksionoj brenda Agjencisë së Pagesave. Sektori i përpunimit të drurit, sipas ministrit Stavileci, është mjaft i zhvilluar dhe prodhuesit vendorë kanë potenciale të larta për të eksportuar dhe për t’ju konkurruar importuesve.
Drejtoresha e USAID-it ne Kosove Maureen A. Shauket nё njё krahasim nga viti 2009 tha se tё arrituratjanё mbreslёnёse, ku vlera e sektorit të përpunuesve të drurit ishte 40 milionë euro, kurse sot vlera e këtij sektori ka arritur më se 80 milionë euro, dhe paraqet një sukses jashtëzakonisht të madh”, pohoi ajo.
Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, z.Hashim Deshishku, tha se prodhuesit vendorë të drurit, përveç që e kanë shtuar prodhimin, ata po arrijnë të depërtojnë edhe në tregjet e rajonit.