Në kuadër te AML me datë 10.10.2025 është mbajtur trajnimi për të gjithë stafin kreditor dhe menaxheret e degëve, duke forcuar kështu sistemin e kontrollit të brendshëm  dhe duke përdorur gjithnjë e më shumë kërkesat e Njih klientin tënd (KYC) dhe kërkesat e kujdesit të duhur ndaj klientit (CDD) si pjesë e strategjive të tyre kundër pastrimit të parave (AML).

KYC/CDD është një element kritik për menaxhimin efektiv të rreziqeve të paraqitura nga klientët e mundshëm, duke mbrojtur kështu institucionin kundër kriminelëve, terroristëve, etj të cilët mund të paraqesin një rrezik më të lartë dhe veprimet e mundshme të dyshimta nga klientët ekzistues që duhet të rivlerësohen rregullisht.

Procedurat KYC/CDD janë një pjesë thelbësore e një programi të suksesshëm AML.

Ky trajnim mbuloi bazat e KYC/CDD sipas udhëzimeve ndërkombëtare dhe kombëtare.

Trajnimi gjithashtu përfshiu disa shembuj për t’u mundësuar pjesëmarrësve të zbatojnë njohuritë e tyre.

 

Foto gjatë trajnimit: