Organizata “ Caritas Luxembourg ” dhe Institucioni Financiar “Lesna” nënshkruan një marrëveshje për financimin (kreditimin) dhe realizimin e Projektit “Aktivitet për Gjenerim te të Ardhurave “ përmes hapjes se bizneseve te reja apo zgjerimit te atyre ekzistuese.
Caritas Luxembourg, me zyre ne Ferizaj ka dhënë një fond që kap shumën prej 50 mijë eurosh, që i dedikohet realizimit te Projektit regjional ”Aktiviteti për Gjenerim te të Ardhurave” ne Komunat: Ferizaj,Gjilan,Kaçanik,Hani i Elezit, Kllokot dhe Viti
ku këto fonde do të jepen me një afat 2 vjeçar. Me ketë fond do te përfitojnë Personat qe janë te gatshëm për te filluar biznes te Ri apo për te zgjeruar biznesin ekzistues. Bizneset që përfitojnë nga kjo kredi do të paguajnë një kamatë vjetore prej 7% rënëse, që është kamata më e ultë në Kosovë dhe në rajon që jep një Institucion financiar siç është “IF Lesna”. Këto kredi do të jepen në afat deri ne 2 vite . Caritas Luxembourg ka dhënë këto mjete për Institucionin financiar “Lesna” pa kamatë dhe në një periudhë kohore prej 2 vitesh.
Kjo kredi e volitshme do të stimulojë bizneset e këtyre komunave të Kosovës.

Kështu Lesna vazhdon me dhënien e këtyre kredive me kamat te ulëta siç e ka e ka nënshkruar me herët me Caritasin e Zvicrës.