Organizata humanitare zvicerane Caritas dhe Institucioni Financiar “Lesna” nënshkruan një marrëveshje për financimin (kreditimin) në realizimin e programit “Gjenerimi i mundësive të reja të të ardhurave përmes prodhimit në sektorin e bujqësisë” me dedikim për bujqit e komunës së Prizrenit, Dragashit e Shterpcës.
Caritasi nga Zvicra ka dhënë një fond që kap shumën prej 80 mijë eurosh, që i dedikohet vetëm veprimtarisë së bujqësisë dhe blegtorisë dhe ka një kamatë tepër të levërdishme për fermerët e kësaj ane, ku këto fonde do të jipen me një afat 5 vjeçar. Kështu për herë të parë të gjithë fermerët që përfitojnë nga kjo kredi do të paguajnë një kamatë vjetore prej 7% rënëse, që është kamata më e ultë në Kosovë dhe në rajon që jep një Institucion financiar siç është IF Lesna. Këto kredi do të jepen në afat deri ne 5 vite.
Caritasi zviceran ka dhënë këto mjete për Institucionin financiar “Lesna” pa kamatë dhe në një periudhë kohore prej 5 vitesh.
Kjo kredi e volitshme do të stimulojë fermerët e këtyre tri komunave të Kosovës.