Organizata humanitare zvicerane Caritas dhe Institucioni  Financiar “Lesna” nënshkruan një marrëveshje për  financimin (kreditimin)  në realizimin  e programit  “Gjenerimi i mundësive të reja të të ardhurave përmes prodhimit  në sektorin e bujqësisë”  me dedikim për bujqit e komunës së Prizrenit, Dragashit e Shterpcës.
Caritasi nga Zvicra  ka dhënë  një fond që kap shumën prej 80 mijë eurosh, që i dedikohet vetëm veprimtarisë së  bujqësisë  dhe blegtorisë dhe ka një kamatë tepër të levërdishme për fermerët e kësaj ane, ku këto fonde do të  jipen me një afat  5 vjeçar. Kështu për herë të parë të gjithë fermerët që përfitojnë nga kjo kredi do të paguajnë një kamatë vjetore prej 7%  rënëse, që është kamata më e ultë në Kosovë dhe në rajon që jep një Institucion financiar siç është  IF Lesna. Këto kredi do të jepen  në afat deri ne 5 vite.
Caritasi zviceran ka dhënë këto mjete për Institucionin financiar “Lesna” pa kamatë dhe në një periudhë kohore prej 5 vitesh.
Kjo kredi e volitshme do të stimulojë fermerët e këtyre tri komunave të Kosovës.