Njoftim për klientët e IFJB Lesna sh.a

Marrë parasysh situatën e krijuar si rezultat i COVID19 (Koronavirus-it), IFJB Lesna sh.a sipas rekomandimeve të dhëna nga Qeveria e Republikës se Kosovës, ka marrë të gjitha masat e nevojshme me qëllim të menaxhimit të situatës si dhe parandalimit të shpërndarjes së virusit.

Me qëllim që të jemi në shërbim të klientëve dhe nevojave të tyre, si dhe në harmoni edhe me njoftimin zyrtar të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, njoftojmë klientët tanë se degët tona do të jene të hapura dhe funksionale por me staf të reduktuar.

Të gjitha degët tona janë pajisur me mjete dezinfektuese si dhe është angazhuar kompani profesionale për dezinfektimin e hapësirës dhe ambientit të punës.

Klientët i inkurajojmë që pagesat e kësteve të kredisë të realizohen me transfere bankare.

Secili klient që është në pamundësi për pagesë të këstit gjatë kësaj periudhe, duhet të bëjë kërkesë në degën përkatëse ku ka aplikuar për kredi, përmes linkut të mëposhtëm, postës elektronike, ose duke vizituar degën përkatëse.
Apliko Online për shtyerje të Këstit

 

Pamje nga Dezinfektimi i zyreve